Inaugurimi i showroom-it të ri të KEAD shënoi një moment të rëndësishëm në rrugëtimin tonë – një çast i ndarë me klientët, partnerët dhe miqtë tanë të shumtë, të cilët u bashkuan për të festuar këtë kapitull të ri.
Me një sipërfaqe prej 1000 m² ekspozim, showroom-i i ri prezanton gamën e gjerë të veglave profesionale dhe zgjidhjeve që KEAD sjell në treg.

Eventi u hap me shfaqjen e një videoje speciale, e cila tregoi udhëtimin e ndërtimit të showroom-it – nga hapat e parë deri në hapjen e tij madhështore. Momenti kulmor i mbrëmjes ishte prerja e shiritit nga CEO i KEAD, Z. Petro Martiri, duke simbolizuar jo vetëm hapjen e një hapësire të re, por edhe vizionin për rritje dhe inovacion të vazhdueshëm.
Të ftuarit më pas patën mundësinë të eksploronin zonat e ndryshme të showroom-it, të fiksonin kujtime me foto dhe të shijonin finger food dhe barbeque të përzgjedhur posaçërisht për këtë event.
Për të shtuar më shumë gjallëri, ISN Albania solli lojëra dhe aktivitete me në qendër Metoda e Retreat-it Alignment Engine™: Zbulim. Rikrijim. Përforcim. Të gjithë u shpallën fitues, me çmime të përzgjedhura me kujdes për t’u dhënë vlerë dhe kënaqësi pjesëmarrësve.
Mbrëmja magjike vijoi me muzikë, drita dhe energji pozitive. Eventi u mbyll me performancën e veçantë të një orkestre, që ftoi të gjithë të pranishmit në kërcim, duke e kthyer natën në një festë plot buzëqeshje dhe atmosferë unike.
Inaugurimi i showroom-it të ri ishte më shumë se një event – ishte një festë e partneritetit, besimit dhe rrugës që kemi ndërtuar së bashku me klientët tanë ndër vite. Ky hap i ri na jep mundësinë të mirëpresim edhe më shumë profesionistë në këtë hapësirë dhe të vazhdojmë të rritemi, të sjellim inovacion dhe të arrijmë suksese së bashku.
Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan në këtë natë të paharrueshme.









