Kead është një kompani e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës, si dhe aksesorëve që lidhen me to, që prej vitit 1997. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë evropiane në tregun shqiptar. Aktualisht jemi në kërkim për Agjent Shitje me përvojë dhe njohuri për veglat e punës me detyrat dhe kërkesat si në vijim:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Shitje dhe promovim i produkteve
- Prezantimi i denjë i produkteve
- Përmbushja e objektivave të shitjes
- Të mirëmbajë rrjetin e klientëve ekzistues dhe të shtojë klientë të rinj për kompaninë
- Të identifikojë nevojat për produkte të klientëve dhe të japë propozime të ndryshme për të maksimizuar shitjet
- Aftësi shumë të mira analitike
- Të ketë aftësi të mira komunikimi
- Të jetë energjik dhe i aftë të punojë në grup
- Të jetë i besueshëm dhe me integritet
- Të jetë i aftë për të menaxhuar kohën
Kualifikimet:
- Preferohet diplomë universitare
- Eksperienca në këtë punë përbën avantazh
- Të ketë aftësi organizative dhe menaxheriale
- Të ketë patentë klasi B
Nëse keni përvojën dhe njohuritë e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë dinamik. Pas shqyrtimit të aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.