Kead është një kompani e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës, si dhe aksesorëve që lidhen me to, që prej vitit 1997. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë evropiane në tregun shqiptar. Aktualisht jemi në kërkim të një Shitësi në Showroom me përvojë dhe njohuri për veglat e punës me detyrat dhe kërkesat si në vijim:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të mirëpresë klientët në dyqan, duke siguruar një shërbim miqësor dhe profesional;
- Të këshillojë klientët mbi produktet dhe t’i ndihmojë në zgjedhjen e veglave më të përshtatshme;
- Të sigurojë renditjen dhe organizimin e saktë të veglave në dyqan për lehtësi shikimi dhe qasje nga klientët;
- Të raportojë për çdo mungesë ose kërkesë për produkte të reja;
- Të trajtojë ankesat e klientëve me profesionalizëm dhe të ofrojë zgjidhje për të përmbushur pritshmëritë e tyre.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin e veglave të punës;
- Njohuri mbi llojet, përdorimin dhe mirëmbajtjen e veglave të punës;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi për të ndihmuar klientët me profesionalizëm.
Nëse keni përvojën dhe njohuritë e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë dinamik. Pas shqyrtimit të aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.