Kead

Hard Work Made Easy

Na kontaktoni: (+355) 69 204 4813

Na kontaktoni:
(+355) 69 204 4813

KEAD në Bogë: Reflektim, Argëtim dhe Bashkëpunim

KEAD në Bogë: Reflektim, Argëtim dhe Bashkëpunim

Në datat 30 Prill – 1 Maj, KEAD zhvilloi një Staff Retreat të veçantë në ambientet e bukura të Bogës, me synimin për të reflektuar mbi bashkëpunimin e brendshëm, mirëpritjen, përfshirjen dhe rëndësinë e kontributit të çdo punonjësi në suksesin e përbashkët të kompanisë.

Ky retreat ishte jo vetëm një mundësi për të kaluar kohë së bashku larg zyrës, por edhe një hap konkret drejt ndërtimit të një kulture pune më të shëndetshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të vlerësuar.

KEAD në Bogë: Reflektim, Argëtim dhe Bashkëpunim

Mirëpritja dhe Integrimi i Stafit të Ri

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte sfida e integrimit të stafit të ri në një ambient tashmë të strukturuar. U evidentua nevoja për më shumë përfshirje, mirëpritje dhe mbështetje nga stafi ekzistues, me qëllim që çdo punonjës i ri të ndjehet pjesë e vërtetë e ekipit që nga dita e parë.
Objektivi: Ndërtimi i një ambienti ku çdo anëtar i ri të ndjehet i vlerësuar dhe i mbështetur.

Të Qenit Gjithëpërfshirës dhe Bashkëpunues

Në shumë raste, kufizimi në detyrat e përshkruara në pozitën e punës është pengesë për një frymë të mirë bashkëpunimi. Gjatë retreat-it u nxit reflektimi mbi rëndësinë e kontributit jashtë rolit të ngushtë të secilit, duke e parë atë si vlerë të shtuar dhe jo si barrë shtesë.
Objektivi: Krijimi i një kulture ku secili ndjehet i lirë të ofrojë ndihmë, ide dhe përfshirje përtej përshkrimit të rolit të vet kur situata e kërkon.

Çdo Përfshirje Ka Rëndësi

Shumë herë, puna individuale nuk njihet apo nuk lidhet drejtpërdrejt me suksesin e përgjithshëm të kompanisë. Përmes këtij retreat-i u theksua rëndësia e vlerësimit të çdo kontributi, sado i vogël të duket, si një hallkë e rëndësishme në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Objektivi: Të krijojmë mekanizma të qartë për vlerësim dhe të rrisim ndërgjegjësimin mbi ndikimin real që ka çdo përpjekje individuale.

Momente të Bukura, Frymë Pozitive

Zhvilluar mes natyrës së Bogës, aktivitetet e organizuara përfshinë punë në grup, diskutime tematike, lojëra dinamike dhe momente argëtuese, që shërbyen për të forcuar lidhjen mes kolegëve dhe për të krijuar një atmosferë pozitive e frymëzuese.

Staff Retreat në KEAD nuk ishte vetëm një “pushim pune”, por një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të fortë bashkëpunimi, vlerësimi dhe zhvillimi të përbashkët.

Sepse te KEAD, një ekip i bashkuar është çelësi i suksesit afatgjatë.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Krahaso