Në datat 15-16 Maj 2025, KEAD mori pjesë për herë të parë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së ndërtimit dhe teknologjisë në rajon – Panairi Ndërkombëtar Expokos, i zhvilluar në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, në edicionin e tij të 24-të. Ky event prestigjioz mblodhi qindra kompani pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm si ndërtimi, veglat e punës, instalimet dhe energjia.
KEAD u prezantua denjësisht përmes dy prej markave të tij më përfaqësuese: KEDMAN dhe NORTEX, duke sjellë për publikun një gamë të gjerë produktesh, aksesorësh dhe veglash pune të standardeve profesionale. Nga testimi i produkteve live, tek demonstrimi i performancës dhe efikasitetit, KEAD ofroi një përvojë të plotë për të gjithë vizitorët, profesionistët dhe të apasionuarit pas veglave të punës dhe zgjidhjeve industriale.

Gjatë dy ditëve të panairit, mirëpritëm me entuziazëm çdo vizitor në stendën tone, duke ndarë informacione, eksperienca dhe ide të reja për bashkëpunime të mundshme. Prezenca jonë në Expokos nuk kishte si synim vetëm njohjen e brandeve KEDMAN dhe NORTEX në tregun e Kosovës, por gjithashtu edhe hapjen drejt kontakteve ndërkombëtare, për të ndërtuar ura bashkëpunimi afatgjata me kompani nga vende të ndryshme të Evropës.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ekipin e kompanisë që bashkëpunoi plot energji pozitive në organizimin dhe pjesëmarrjen e KEAD në këtë panair, si dhe për të gjithë ata që na vizituan dhe u interesuan për produktet tona.
Pjesëmarrja në Expokos 2025 shënon një hap strategjik për KEAD në forcimin e pozicionit të tij në tregun rajonal dhe promovimin e cilësisë, qëndrueshmërisë dhe inovacionit që markat tona përfaqësojnë.





