Çdo sezon sjell zhvillime të reja në botën e veglave profesionale të punës dhe KEAD është gjithmonë një hap përpara.
Në katalogun tonë, gjeni mjete pune me dizajn të përmirësuar, materiale më të forta dhe teknologji të reja që ofrojnë precizion, saktësi dhe efikasitet të lartë në çdo projekt.
Puna do ustallëk – ustallëku do inovacion. Dhe inovacioni fillon te KEAD.
Katalog që pasqyron zhvillimin profesional
Katalogu gjeneral i KEAD përditësohet vazhdimisht për të qenë gjithmonë në një hap me produktet më të reja që do të gjeni te ne. Ai përfshin të gjitha kategoritë, nga vegla pune për ndërtim, mjete elektrike dhe pajisje kopshtarie, deri te aksesorët e ndryshëm, sistemet e fiksimit dhe vegla pune profesionale të tjera për mjeshtrat e çdo fushe.
Përveç katalogut kryesor, KEAD publikon edhe broshura sezonale që nxjerrin në pah produktet më të kërkuara të momentit, duke ndihmuar çdo profesionist të zgjedhë mjetin e duhur për sezonin përkatës.
Inovacion dhe qëndrueshmëri në çdo produkt
Kedman dhe Nortex, markat kryesore që mund t’I gjeni me katalogët respektiv, sjellin kombinimin perfekt mes forcës tradicionale dhe teknologjisë moderne. Çdo çekiç, pompë lavazhi, matrapik apo sharrë është projektuar për të gjithë ata që janë punëmbaruar, që kanë si synim precizionin maksimal dhe jetëgjatësinë për t’i rezistuar çdo sfide. Këto janë vegla pune që nuk të lënë në baltë dhe që ndihmojnë mjeshtrin të arrijë rezultate profesionale në çdo projekt.
KEAD, vendi ku mjeshtrat e punës gjejnë zgjidhje
Pavarësisht nëse je profesionist në ndërtim, në servis automotivash apo kopshtar, katalogu i KEAD është udhërrëfyesi yt drejt veglave profesionale të punës që frymëzojnë. Me saktësi, forcë dhe inovacion, ne sjellim produkte që rrisin rendimentin dhe ruajnë cilësinë në çdo hap.


Bëhu punëmbaruar me KEAD
Në KEAD, mjeshtrat nuk gjejnë vetëm vegla, por edhe partnerin e tyre të punës. Shfletoni katalogët dhe broshurat tona dhe zbuloni risitë që do ta bëjnë sezonin e ardhshëm më produktiv se kurrë.
