Në botën e punës që do ustallëk, dallimin e bën cilësia e veglave profesionale të punës. Markat KEDMAN dhe NORTEX, të disponueshme ekskluzivisht te KEAD, janë sinonim i forcës, precizionit dhe saktësisë që çdo profesionist kërkon në përditshmërinë e tij.
Çdo produkt i këtyre markave ndërtohet për të përballuar sfidat më të vështira dhe për të qenë punëmbaruar në çdo project, pa asnjë kompromis.
KEDMAN – për mjeshtrit që kërkojnë kontroll dhe komfort
KEDMAN është markë e njohur për vegla pune që kombinojnë fuqi dhe saktësi. Nga çekiçët me peshë të balancuar, te dorezat e punës ergonomike që ofrojnë kapje të sigurt dhe rehati të gjatë, çdo detaj është menduar për mjeshtrin që punon me kujdes e pasion. Produktet KEDMAN ofrojnë saktësi, jetëgjatësi dhe performancë që e bën çdo profesionist të ndjehet i sigurt në finalizimin e projektit të tij.
NORTEX – forcë industriale me precizion profesional
Në anën tjetër, NORTEX përfaqëson qëndrueshmërinë dhe fuqinë për projekte më të rënda.
Matrapikët, sharrat bango, dhe pajisjet elektrike apo ato me bateri të NORTEX janë krijuar për të ofruar precizion gjatë punës dhe efikasitet maksimal në përdorim të vazhdueshëm. Kjo markë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë mjete pune që i rezistojnë kohës dhe garantojnë sukses në çdo projekt.
KEAD – shtëpia e mjeshtrave profesionistë
Në KEAD, ne sjellim bashkë KEDMAN dhe NORTEX për të krijuar një portofol të plotë veglash pune profesionale.
Çdo produkt është testuar për saktësi, forcë dhe ergonomi, sepse ne besojmë se vetëm vegla e duhur e bën mjeshtrin e vërtetë.


Bëhu punëmbaruar me KEAD
Nëse kërkon cilësi pa kompromis, KEAD është destinacioni yt. Zgjidh KEDMAN dhe NORTEX me mjete pune që ofrojnë precizion, saktësi dhe besueshmëri duke bërë kështu diferencën. Sepse kur vegla është e mirë, puna e ustait bëhet më e thjeshtë.
