Kead

Hard Work Made Easy

Na kontaktoni: (+355) 69 204 4813

Na kontaktoni:
(+355) 69 204 4813

Vizitë në Greqi – Një Eksperiencë e Vlefshme me FF Group

Vizitë në Greqi – Një Eksperiencë e Vlefshme me FF Group

Pjesëmarrja e KEAD në vizitën e organizuar nga FF Group Tools Industries në Greqi ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, e mbushur me njohuri të reja, prezantime inovative dhe shkëmbim të vlefshëm përvojash. Ky udhëtim na dha mundësinë të thellonim njohuritë tona mbi produktet dhe konceptin e biznesit të FF Group, si dhe të kuptonim më mirë proceset që qëndrojnë pas suksesit të kësaj kompanie lidere në industrinë e veglave profesionale.

Njohja me Proceset e Punës së FF Group

Gjatë vizitës, patëm mundësinë të eksploronim nga afër të gjitha hapat që një produkt kalon, nga konceptimi, dizenjimi dhe deri te konfirmimi final. Ky proces i detajuar garanton cilësinë e lartë, garancinë dhe efikasitetin e produkteve që FF Group sjell në treg. Prezantimi i këtij koncepti na ndihmoi të kuptojmë më mirë filozofinë e punës së kompanisë dhe rëndësinë e çdo etape në zhvillimin e produkteve të saj.

Vizitë në Greqi – Një Eksperiencë e Vlefshme me FF Group

Vizitë në 2 Magazinat e Produkteve – Njohja me Proceset e Magazinimit

Një nga aspektet më mbresëlënëse të kësaj vizite ishte eksplorimi i magazinave të produkteve, ku u njohëm me teknikat më të avancuara të organizimit dhe menaxhimit të stokut. Procedurat e magazinimit dhe optimizimi i zinxhirit të furnizimit janë elemente kyçe për të siguruar stok të vazhdueshëm të produkteve dhe efikasitetin në shpërndarjen e shpejtë të produkteve te klientët.

Vizitë në Dyqanet Kryesore të Partnerëve të FF Group

Një tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj eksperience ishte vizita në dyqanet e partnerëve kryesorë të FF Group, ku agjentët e shitjes së KEAD u njohën me mënyrën se si menaxhohen kërkesat dhe nevojat e klientëve. Gjithashtu, u përfitua njohuri më shumë rreth procedurave të plotesimit të dyqaneve me produkte, organizimit të hapësirave të shitjes dhe optimizimit të prezantimit të produkteve. Kjo pjesë e vizitës na ndihmoi të kuptojmë më mirë rëndësinë e një strategjie të strukturuar B2B, si dhe rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta me partnerët.

Showroomi Kryesor dhe Demonstrimet Live të Produkteve

Vizita në showroomin kryesor të FF Group ishte një tjetër moment i rëndësishëm i udhëtimit tonë. Këtu patëm mundësinë të shihnim nga afër format më të mira të organizimit të rafteve të produkteve të ndara sipas funksionit dhe kategorive, shumëllojshmërinë e produkteve dhe demonstrime live të tyre. Kjo eksperiencë na mundësoi të kuptojmë më mirë veçoritë dhe avantazhet që produktet e FF Group ofrojnë në praktikë.

Një Eksperiencë e Suksesshme dhe Bashkëpunim Frytdhënës

Kjo vizitë përfundoi me rezultatet më të mira për stafin e KEAD, duke na dhënë një vlerësim të thelluar mbi teknologjitë më të fundit, teknikat e avancuara të organizimit të magazinave dhe strategjitë më të mira të marketingut B2B. Diskutimet e frytshme dhe bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e FF Group ishin një mundësi e shkëlqyer për të ndarë njohuri dhe për të forcuar më tej marrëdhënien tonë profesionale.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Krahaso