

Përkushtimi ynë maksimal është i drejtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve.
KEAD është një kompani me eksperiencë 30 vjeçare në distribucionin e veglave të punës dhe sot është një pikë referimi përsa i përket shërbimit profesional, cilësisë dhe asistencës teknike.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë Evropiane në tregun Shqiptar.
Përpara nënshkrimit të kontratave me furnitorët tanë, çdo produkt testohet nga një grup i posaçëm teknikësh, të cilët janë të specializuar në kontrollin e cilësisë.
Ne bashkëpunojmë gjithmonë me klientët duke ju përgjigjur nevojave të tyre specifike, ndaj dhe sot mund t’i quajmë partnerët tanë. Vit pas viti këto partneritete janë zgjeruar, duke arritur një shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Bëhuni partneri ynë!
Inovacion • Cilësi • Shërbim • Pasion
Pse KEAD
Ekspertizë
Të dedikuar për kërkimin në çdo kohë për produkte dhe teknologji më të reja.
Garanci
Produkte që ofrojnë jetëgjatësi dhe cilësi të lartë.
Diferencim
Ruajtje e raportit më të mirë midis cilësisë dhe çmimit.
Shtrirje e Gjerë
Transport i shpejtë për t’ju gjendur pranë klientëve kudo në Shqipëri.
Përkushtim
Krijimi i marrëdhënieve me klientët duke ofruar vlera për t’u diferencuar në treg.
Diversifikim
Zgjerim i gamës së veglave të punës për t’i ofruar klientëve cilësinë maksimale dhe të garantuar.
Marka Ekskluzive
Ofrimi i një portofoli me marka ekskluzive me cilësi të lartë për profesionistët.
Brandime & Propozime Marketingu
Zhvillimi strategjive dhe brandimeve të personalizuara për dyqanet dhe ofrimin e zgjidhjeve të marketingut që forcojnë pozicionimin dhe rrisin ndërgjegjësimin tek klientët.
Trajnime & Workshop
Organizime të vazhdueshme për të përmirësuar aftësitë e profesionistëve dhe për t'i mbajtur ata të përditësuar me produktet dhe teknologjitë më të fundit.

MISIONI
Të jemi pjesë e suksesit të klientëve tanë duke ofruar jo vetëm vegla pune profesionale, por edhe eksperiencën tonë ndër vite.
VIZIONI
Të jemi lider në fushën e distribucionit të veglave të punës për klientët tanë, duke u diferencuar për profesionalizëm, shërbim dhe cilësi.
Shtrirja Jonë
