
Që prej 1995, jemi të specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës si dhe aksesorëve që lidhen me to. Ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë Evropiane në tregun Shqiptar. Ne duam të përfaqësojmë një pikë referimi në fushën e distribucionit të veglave të punës për klientët, furnitorët, stafin, konkurentët tanë, duke u diferencuar për profesionalizëm, etikë, cilësi produktesh dhe shërbim në një logjikë përmirësimi të vazhdueshëm.






Magazina Qëndrore dhe Showroom-i Kryesor janë të lokalizuara në Zonën Industriale, pranë KM6 në Autostradën Tiranë-Durrës. Falë lokacionit të përshtatshëm krijohet lidhja perfekte me kryeqytetin, por jo vetëm, duke ofruar mundësinë e aksesimit të lehtë të zonës së jugut dhe veriut.
Me një hapësirë të bollshme krijohet mundësia e magazinimit të të gjithë mjeteve dhe veglave të punës dhe po ashtu sigurohet një reklamimi i përshtatshëm i tyre, falë formatit të përzgjedhur të ekspozimit.

KEAD sigurohet që të përdorë standardet më të larta të mbrojtjes dhe kujdesit si ndaj grupit të punës, ashtu edhe të gjithë produkteve, gjatë procesit të magazinimit. Jo vetëm kaq, falë punës së vazhdueshme dhe teknikëve shumë të trajnuar, proceset tona të shpërndarjes së produkteve në të gjithë vendin garantojnë siguri dhe garanci.